Komuna e Vushtrrisë punon edhe të shtunave për mërgimtarët

Komuna e Vushtrrisë punon edhe të shtunave për mërgimtarët

Komuna e Vushtrrisë, të shtunën, për të tretin vit radhazi ka bërë hapjen e sporteleve të veçanta që ofrojnë shërbime për bashkatdhetarët gjatë muajve të verës.

Bashkatdhetarët të cilët kanë nevojë që të pajisen me dokumente të ndryshme, tani mund pajisen me to edhe gjatë të shtunave nga ora 10:00 deri ne ora 14:00.

Kryetari i komunës, Ferit Idrizi, tha se si komunë kanë obligim të madh familjarë edhe kombëtar ndaj diasporës për kontributin që ata kanë dhënë për Kosovën.

Ai tha se ofrimi i shërbimeve enkas për diasporën ditëve të shtune është bërë traditë në këtë komunë.

“Ju dëshiroj mirëseardhje familjeve tona nga diaspora që sinqerisht nëse dikujt i kemi obligim shumë të madh familjarë edhe kombëtar janë diaspora që në vazhdimësi kanë kontribuar për familjet e tyre, për familjet tona, për qytetin e Vushtrrisë dhe për gjithë Kosovën. Si komunë e Vushtrrisë tani me e kemi bërë traditë që të ju ofrojmë shërbime enkas diasporës ditëve të shtune siç po e shihni edhe vete të gjitha sportelet janë të gatshme me ju ofruar shërbime”, ka thënë ai.

Drejtoresh e Administratë së Përgjithshme, Hyrije Uka Hoxha, tha se gjatë të shtunave bashkatdhetarët do të mund të marrin të gjitha shërbimet që ofrohen në Zyrat e gjendjes civile dhe në Qendrën për shërbim me qytetar.