Spanja dominon në 45 minutat e para ndaj Gjermanisë

Spanja dominon në 45 minutat e para ndaj Gjermanisë

Pa gola, por me shumë raste është mbyllur pjesa e parë e çerekfinales së parë mes Spanjës e Gjermanisë.

Ndeshjen më mirë e nisi kombëtarja spanjolle, duke rrezikuar përmes Pedrit që në minutën e parë.

Ky i fundit u desh të largohej nga fusha e lojës, shkaku i një lëndimi të pësuar pas një goditje nga Toni Kroos.

Për Gjermaninë, më i rrezikshëm u tregua Kai Havertz që shpërdoroi dy raste të mira shënimi.

Kjo e përshkruan edhe këtë 45 minutësh të parë, derisa mbetet të shihet se çka do të sjellin dy kombëtaret në fushë pas pushimit prej 15 minutash.