Presidenti Ademi falënderon KFOR-in për nivelizimin e fushës së re të futbollit në kryeqytet

Presidenti Ademi falënderon KFOR-in për nivelizimin e fushës së re të futbollit në kryeqytet

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka bërë një falënderim të veçantë për KFOR-in për përfundimin e nivelizimit të tokës për fushën e re të futbollit në Prishtinë.

“Përtej sigurisë dhe qetësisë që ofrojnë, pjesëtarët e KFOR-it po kontribuojnë edhe në projekte sportive. Federata e Futbollit e Kosovës është mirënjohëse për partneritetin me KFOR-in dhe për ndikimi e tij pozitiv në zhvillimin e futbollit në vendin tonë”, ka shkruar presidenti Ademi në “Facebook”.