Osmani për Kadarenë: Liria e Kosovës për të ishte triumfi i kombit shqiptar, lamtumirë…

Osmani për Kadarenë: Liria e Kosovës për të ishte triumfi i kombit shqiptar, lamtumirë…

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë shtetërore për varrimin e poetit shqiptar, Ismail Kadare.

Në një postim në Facebook, e para e vendit tha se liria e Kosovës për të ishte triumfi i kombit shqiptar.

“Lamtumirë, titani i letërsisë, Ismail Kadare”, shkroi ndër të tjera Osmani në postin me fotografi.

“Me zemër të rënduar i thamë lamtumirë penës së shquar dhe kolosit të papërsëritshëm, fjalët e të cilit kapërcyen kufijtë, kulturat dhe kohën. Për dekada të tëra, veprat e Ismail Kadaresë ndriçuan cepat më të errët të historisë dhe shpirtit njerëzor. Aftësia e tij për të gërshetuar historinë, mitet dhe realitetin, e bëri zërin e tij një nga më të veçantët dhe më të fuqishmit në letërsinë bashkëkohore. Prandaj, jemi përgjithmonë mirënjohës për veprat që na la. Liria e Kosovës për të ishte triumfi i kombit shqiptar. Ndërkaq, për kombin shqiptar, vetë ekzistenca dhe vepra e Ismail Kadaresë është triumf i kulturës mbi injorancën dhe i lirisë mbi diktaturën. Lamtumirë, titani i letërsisë, Ismail Kadare”, shkroi presidentja.

May be an image of 1 person and crowd