Super-autostrada, pa pika karburantesh (VIDEO)

Super-autostrada, pa pika karburantesh (VIDEO)

Njëra u përurua që 10 vjet e tjetra që pesë.

Por në asnjërën nga dy autostradat e Kosovës, nuk ka pompë të derivateve, ani se lokacionet për këtë janë ndarë që kur u ndërtuan.

Nga Shoqata e Naftëtarëve thonë se Ministria e Infrastrukturës i ka shpronësuar pronat për to në autoudhën “Ibrahim Rugova” por jo edhe në atë “Arbën Xhaferi”. Sipas tyre nga ky dikaster duhet dhënë drita jeshile për kushtet e ndërtimit.

Nga MI-ja për një javë nuk janë përgjigjur në pyetjet e televizionit për këtë temë. Ndërtimi i pompave do i hapte rrugë edhe zhvillimit ekonomik të vendit sipas Odës Ekonomike.

Që kjo të bëhet por me kritere, po kërkon edhe një taksist kosovar. Madje, Kosova për dikë është ndër vendet e pakta në botë që s’ka ‘karburante’ në autostrada.

Hapja e pikave të derivateve nëpër autostrada sikur edhe bërja e tyre me pagesë është përmendur vazhdimisht edhe nga ish-qeveritë në Kosovë.