Presidenti Ademi merr pjesë në finalen e turneut tradicional “2 Korriku” në futboll të vogël

Presidenti Ademi merr pjesë në finalen e turneut tradicional “2 Korriku” në futboll të vogël

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka marrë pjesë me bashkëpunëtorë në finalen e turneut tradicional “2 Korriku” në futboll të vogël në fshatin Beguncë të Komunës së Vitisë.

“Entuziazmi për futbollin në fshatin Beguncë të Komunës së Vitisë është vërtet i madh. Kam kënaqësinë të jem sonte këtu së bashku me bashkëpunëtorët e mi në finalen e turneut tradicional “2 Korriku” në futboll të vogël, që organizohet për nder të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990″, ka theksuar presidenti Ademi.

Ai ka shtuar se edhe këtë vit ky turne ka mbledhur mijëra adhurues të futbollit, jo vetëm nga Begunca, por edhe nga rrethinat, përfshirë bashkatdhetarët tanë që po i kalojnë pushimet në vendlindje.

“Atmosferën madhështore të këtij turneu e ka zbukuruar me praninë e saj këngëtarja jonë e njohur Shkurte Fejza, si dhe ansambli i valleve, teksa së bashku me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti patëm nderin që simbolikisht ta nisim topin nga mesi i fushës në finalen e këtij turneu ndërmjet Arisi Pharm dhe Gentriti Beton”.

“Kësisoj, futbolli, përveçse një sport, është edhe një mënyrë e shkëlqyer për argëtimin e qytetarëve tanë. Futbolli bashkon!”, ka theksuar presidenti Ademi.