Portugalia në çerekfinale, mundin Slloveninë me penallti
Portugalia ka prerë një biletë për në çerekfinalen e Europianit, pasi mundi me penallti Slloveninë. 120 minutat përfunduan pa gola, mes dramës dhe spektaklit, në stadiumin e Frankfurtit të tejmbushur me tifozë.
Në pjesën e parë, “luzitanët” u vendosën në kërkim të golit, por pa mundur dot të jenë konkret para porte. Për t’u theksuar dy raste të Cristiano Ronaldos, i cili shkaktoi drithërima te porta e mbrojtur nga Oblak.