HomeAktualeOVL-UÇK thirrje për mobilizim në Skenderaj në mbështetje të Sami Lushtakut

OVL-UÇK thirrje për mobilizim në Skenderaj në mbështetje të Sami Lushtakut

spot_img

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë thirrje publike për mobilizim dhe pjesëmarrje qytetare në Skenderaj, pranë stacionit të Policisë, ku pritet të intervistohet gjenerali Sami Lushtaku.

Përmes një reagimi, OVL e UÇK-së ka ftuar veteranët dhe të gjithë qytetarët që, siç thuhet, ndjejnë respekt për luftën çlirimtare, të bashkohen në mënyrë të qetë dhe dinjitoze në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Reagimi i plotë:

Thirrje publike

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së fton të gjithë veteranët dhe qytetarët që ndjejnë respekt për luftën çlirimtare, që të nisen drejt Skenderajt dhe të bashkohen pranë stacionit të Policisë, ku pritet të intervistohet gjenerali Sami Lushtaku.

Sot më shumë se kurrë, kërkohet unitet, dinjitet dhe përkrahje për ata që i dolën zot Atdheut në ditët më të vështira të historisë sonë. Prania jonë është mesazh se lufta çlirimtare e UÇK-së ishte e drejtë dhe se luftëtarët e saj nuk do të jenë kurrë vetëm.

Ftojmë të gjithë që pjesëmarrja të jetë e qetë, dinjitoze dhe në frymën e respektit qytetar, ashtu siç e meriton historia e luftës sonë çlirimtare.

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...