Limaj: Ura e Saradranit tregon “takatin” e kësaj qeveri, këta janë krejt qyqana

Limaj: Ura e Saradranit tregon “takatin” e kësaj qeveri, këta janë krejt qyqana

Në emisionin EURO N’T7 sonte është diskutuar për nismën ekonomike të Fatmir Limajt dhe partisë së tij.

Në këtë intervistë Limaj ka konstatuar se katër vitet e kësaj qeverie janë të humbura në secilën fushë.

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur edhe për projektet infrastrukturore të vendit për të cilat ka thënë se janë ndër sukseset në të mëdha të qeverive të kaluara.

Ndërsa duke komentuar ceremoninë e vetme infrastrukturore të qeverisë aktuale, atë të urës së Saradranit ka thënë se kjo qeveri kaq ka takat për punë.

“Ura e Saradranit e tregon takatin e tyre, aq mujnë këta, nuk duhet me befasu askënd kjo, këtë janë krejt qyqana nuk dinë as qysh ka ardh liria e as qysh është bërë shteti. Këta kurrë në jetë të tyre nuk kanë bërë asgjë, për këtë i madh e i vogël kanë shkuar në atë ceremoni duke përfshirë edhe kryeministrin”, ka shtuar Limaj.