Historike, babë e bir bashkëlojtarë në NBA
I biri i LeBron Jamesit, Bronny James, është draftuar nga Los Angeles Lakers mbrëmë.
Kësisoj, legjenda e basketbollit do të luajë në sezonin e ardhshëm përkrah djalit të tij në klubin e njëjtë.
U desh një natë e dytë që Bronny, 19-vjeçar, të draftohet si zgjedhja e 55-të nga njëri prej klubeve më të mëdha të këtij sporti.
Kjo njëherësh flet edhe për jetëgjatësinë e karrierës kulmore të babait të tij, 39-vjeçar, i cili e kishte dëshirë të kamotshme të luante së paku në të njëjtën ligë me djalin e tij.