Prezantohen hartat e rrezikshmërisë nga vërshimet
Në prezantimin “Hartat e rrezikshmërisë nga vërshimet dhe hartat e rrezikut nga vërshimet për të gjitha pellgjet e lumenjëve në Kosovë”, ishin edhe drejtori pêr Mbrojtje dhe Shpëtim Bejtullah Osmani dhe drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit.
Kjo punëtori u organizua nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ku ministri Liburn Aliu, tha se projekti “Hartat e Rrezikshmërisë nga Përmbytjet dhe Rrezikut nga Vërshimet”, tashmë drejt përfundimit.
Sipas tij në kontekstin e mbrojtjes nga vërshimet dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, janë angazhuar maksimalisht në hartimin e Planeve të Menaxhimit të Rrezikuar nga Vërshimet.
“U prezantuan Hartat e Rrezikshmërisë, si një hap tejet i rëndësishëm, po aq sa edhe i domosdoshëm drejt përmirësimit të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike”, tha Aliu.
Ministri, shtoi se mbështetja në hartat e rrezikut nga përmbytjet është kritike për planifikimin urban dhe infrastrukturën, njëherit Ministria është e angazhuar maksimalisht në implementimin e hartave të rrezikut nga vërshimet për të forcuar kapacitetet tona për menaxhimin e krizave.