HomeSportTheo Hernandez kthehet në Serie A

Theo Hernandez kthehet në Serie A

spot_img

Theo Hernandez po mendon seriozisht rikthimin në Serie A vetëm një vit pasi u transferua te Al-Hilal në Arabinë Saudite. Sipas raportimeve nga Italia, mbrojtësi francez po monitorohet nga Juventusi, por edhe nga ish-klubi i tij, Milani.

26-vjeçari ka zhvilluar një sezon pozitiv nën drejtimin e Simone Inzaghit te Al-Hilal, ku ka regjistruar nëntë gola dhe pesë asistime në 42 paraqitje, madje duke shënuar edhe në finalen e King’s Cup. Megjithatë, Theo nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer në futbollin evropian.

Juventusi raportohet se e sheh Theo Hernandez si përforcim ideal për krahun e majtë, ndërsa te Milani vazhdon të ekzistojë ideja e një rikthimi emocional të francezit, edhe pse marrëdhënia mes palëve nuk u mbyll në mënyrën më të mirë verën e kaluar, raporton kk.

Sipas “CalcioMercato”, pengesa kryesore mbetet paga e tij aktuale prej rreth 20 milionë euro neto në sezon, të cilën klubet italiane nuk mund ta përballojnë. Megjithatë, raporti shton se lojtari tashmë ka përmbushur kushtet fiskale në Arabinë Saudite dhe mund të negociojë rikthimin në Evropë pa probleme shtesë tatimore.

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...