Klinaku paralajmëron protesta

Klinaku paralajmëron protesta

Faton Klinkau, ushtruesi i detyrës së kryetari të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, ka paralajmëruar sërish protesta pasi Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se Ligji për Pagën Minimale, i cili nuk i përfshin pensionet e veteranëve të luftës së UÇK-së nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se për detaje të tjera rreth ditës dhe orës do të tregojë ditëve në vijim.

“Qëndrimet tona se do t’i vazhdojmë protestat kundër këtij pushteti i cili vazhdimisht ka punuar kundër veteranëve të luftës së UÇK-së dhe shtresave tjera të shoqërisë, mbeten të pandryshueshme”.

“Për format dhe kohën e protestimit, do të takohemi si organe drejtuese për të vendosur”, thuhet në njoftim.