Arrestohen dy persona në Prishtinë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Arrestohen dy persona në Prishtinë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Janë arrestuar dy persona në Prishtinë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm të ndodhur në nëntor të vitit të kaluar në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se njëri nga të arrestuarit është 19 vjeçar, ndërsa tjetri 21.

“Sot nga zyrtarët e njësisë së hetimeve të përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për rastin e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm të ndodhur më datë 22.11.2023 rreth orës 23:45, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë”.

“Arrestimi i të dyshuarve; Sh. S, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, K. S, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, respektivisht sigurimi i prezencës së tyre, erdhi si rezultat i  ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti”, ka njoftuar policia.