Kurti i shkon Qosjes në konak për t’ia uruar ditëlindjen

Kurti i shkon Qosjes në konak për t’ia uruar ditëlindjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se e ka vizituar Rexhep Qosjen në shtëpinë e tij.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se ka shkuar për ta uruar atë personalisht për ditëlindjen e tij të 88-të.

Kurti u shpreh se si shkrimtari i parë postmodern shqiptar dhe një kritik letrar i shquar, siç tha ai, puna e tij ka pasuruar trashëgiminë tonë kulturore.

“Rexhep Qosja, 88 vjet të plota të jetuara e të shkrira në qenien prej vigani në fjalë e në pendë. Sot pata nderin të vizitoj shtëpinë e autorit të shquar për ta uruar personalisht për ditëlindjen e tij të 88-të. Kontributi i tij në letërsinë dhe kulturën shqiptare janë të pashoqe, duke e bërë atë një figurë të dashur në Kosovë dhe më gjerë”, ka shkruar Kurti në Facebook.