Krasniqi: Nuk ka vend në Kosovë për një institucion një etnik

Krasniqi: Nuk ka vend në Kosovë për një institucion një etnik

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka shprehur qëndrimin e tij kundër implementimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ai e vlerëson këtë si një kërcënim për frymën multietnike të vendit.

Krasniqi theksoi se nuk ka vend në Kosovë për institucione njëetnike, pasi këto do të cenojnë karakterin multietnik të shoqërisë dhe të Kushtetutës së Kosovës.

“Unë besoj fuqishëm që në RKS nuk ka vend dhe nuk kontribuojnë në frymën e Kushtetutës dhe të Kosovës institucionet një etnike. Për atë nuk mund të besoj në funksionimin në emër të demokracisë dhe të drejtave të komuniteteve në momentin kur ato instrumentalizohen për të bllokuar proceset demokratike në vend”, ka thënë Krasniqi, gjatë një interviste në “FIVE” të Dukagjinit.