BE thotë se Apple App Store po shkel rregullat e reja dixhitale

BE thotë se Apple App Store po shkel rregullat e reja dixhitale

Apple rrezikon miliarda euro gjoba pasi Bashkimi Evropian të hënën zbuloi se App Store i prodhuesit të iPhone po shkelte rregullat e konkurrencës dixhitale të bllokut.

Komisioni Evropian e informoi Apple në një “vështrim paraprak” se “rregullat e App Store… i pengojnë zhvilluesit e aplikacioneve që t’i drejtojnë lirisht konsumatorët drejt kanaleve alternative për oferta dhe përmbajtje”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Siç thuhet më tej, kjo hap një front të ri në luftën gjithnjë e më të ashpër midis gjigantit të teknologjisë amerikane dhe Brukselit mbi Aktin e ri të Tregjeve Dixhitale të BE-së (DMA).

Të premten, Apple tha se do të vononte paraqitjen e veçorive të AI të njoftuara së fundmi në Evropë për shkak të “pasigurive rregullatore” të lidhura me DMA.

Ligji gjithëpërfshirës synon të frenojë firmat më të mëdha të teknologjisë në botë, përfshirë Apple, duke i detyruar ato të hapen ndaj konkurrencës në 27 vende të BE-së.