Kurti: Grupi i djelmoshave të kombëtares na bëri krenarë, e ardhmja është premtuese
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur për kombëtaren shqiptare se ajo na ka bërë krenarë, e se ardhmja e tyre është premtuese, ani pse nuk arriti të shkonte më tej në Kampionatin Evropian.
Kurti tutje shprehet se kombëtarja jonë edhe pasi pati humbje, ishin humbje të bukura, e që luajtën fuqishëm.
“Në fushën e blertë u duk sikur jemi pjesëmarrës të rregullt, e jashtë saj dhe në shkallët e stadiumeve sikur ishim vendas. Ishte vetëm pjesëmarrja e dytë në një kampionat evropian”, shkroi Kurti në Facebook.