Mungesat nga suspendimi, një lajm i keq dhe një i mirë për Shqipërinë sonte
Shqipëria luan sonte ndaj Spanjës në xhiron e tretë të EURO 2024-shit.
Kuqezinjtë po e kërkojnë fitoren në mënyrë që të avancojnë në fazën e nokautit.
Lajm i keq për ta është suspendimi i sulmuesit Mirlind Daku për dy ndeshje.
Megjithatë, lajm i mirë mund të konsiderohet mungesa definitive e Rodrit pas ndëshkimit të mesfushorit me karton të verdhë në dy ndeshjet e para.