Berisha e krahason Ramën me Putinin: Po tenton të më arrestojë sikur Navalni në Rusi
Kryetari i PD-së, Sali Berisha po zhvillon live në Facebook një bashkëbisedim me qytetarët.
Ai krahasoi kryeministrin Edi Rama me presidentin rus, Vladimir Putin, pasi sipas tij do të arrestojë kryetarin e partisë më të madhe politike opozitare
Ai ka ritheksuar se e gjithë kjo është situatë e një zinxhiri veprimesh antikushtetuese, ku po kërkohet arrestimi i tij pas asnjë dokument dhe asnjë provë.
Kryedemokrati tha se në këtë betejë, “nuk bëri asgjë tjetër veçse mbrojti Kushtetutën, mbrojti shtetin ligjor, mbrojti ato parime pa të cilat rendi demokratik nuk ekziston dhe u faktoi shqiptarëve se Shqipëria tashmë është një narkokraturë.”
“Por ai shkon më tej, kërkon të arrestojë kryetarin e partisë më të madhe politike opozitare. Vladimir Putin, këto kohë, ka zhdukur Navalnin edhe nga burgjet, nuk dihet ku është. Pse? Se ka frikë se Navalni do regjistrohet si kandidat për president. Putin, Navalnin e ka frikë edhe në burg aty ku është”.