Rruga Mitrovicë-Prishtinë, punimet në avancim e sipër
Ndërtimi i rrugës Mitrovicë-Prishtinë është në avancim, ku po punohet çdo ditë për realizimin e funksionalizimit të saj.
Kështu thotë dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu përmes një postimi në Facebook.
Ai ka shtuar se po bëhet gjithçka për të ofruar të gjithë infrastrukturën e nevojshme për një nga rrugët më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.