Serwer: Dodik dhe Vuçiqi mund të tentojnë në Bosnjë një sulm si në Banjskë

Serwer: Dodik dhe Vuçiqi mund të tentojnë në Bosnjë një sulm si në Banjskë

Eksperti për Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka thënë se Bosnja nuk është imune ndaj kërcënimeve që mund ta rrezikojnë paqen e arritur në këtë vend.

Serwer në konferencën në Sarajevë përmendi sulmin terrorist të vitit të kaluar në Banjskë të Kosovës, duke shtuar se një gjë e tillë mund të provohet edhe në Bosnjë.

“Fatkeqësisht, BeH duhet të jetë gati për luftë. Milorad Dodik dhe Aleksandar Vuçiq kanë treguar dhe shpalosur qartë qëllimet e tyre. Ata po krijojnë një botë serbe që duhet të “heqë” Republikën Serbe nga institucionet e Bosnjë dhe Hercegovinës. Ne pamë se çfarë u provua në Banjskë, në Kosovë, vitin e kaluar. Ishte një provokim për të nxitur reagim, i cili do t’i lejonte më tej Serbisë ose Republika Srpskas të ndërhynte, lloji i operacionit që rusët kanë kryer tashmë në Krime, vetëm kur Dodik dhe Vuçiq të jenë të vetëdijshëm se do të ketë një përgjigje të shpejtë ushtarake, atëherë mund të jemi të sigurt se ata nuk do të tentojnë një aksion të ngjashëm siç e pamë në Banjskë”, ka thënë Serwe, shkruan mediumi boshnjak klix.ba.