Asllani: Ëndrra ime ka qenë të luajë për Kosovën

Asllani: Ëndrra ime ka qenë të luajë për Kosovën

Federata e Futbollit të Kosovës i ndau çmimet për më të mirët e vitit 2023. Gjatë ndarjes së çmimeve, ndodhi një moment shumë i veçantë.

Kryetari i FFK-së Agim Ademi, e prezantoi futbollistin më të ri të Kosovës. Ai është 21-vjeçari Fisnik Asllani, qendërsulmuesi i Austria Wienës.

Asllani në Sports Show tha se është tejet krenar për ftesën e “Dardanëve”. Futbollisti theksoi se e la Gjermaninë për Kosovën.

“Gjithmonë e kam pasur ëndërr të luajë për Kosovën. Jam duke u munduar ta bëj ëndrrën realitet”, tha Asllani.

Fisnik Asllani po kalon një formë të jashtëzakonshme në Bundesligën austriake.

Ai i ka luajtur deri më tani 11 ndeshje dhe i ka shënuar dy gola. Asllani ka luajtur edhe në Kupën e Austrisë, ku në dy ndeshje ka shënuar një gol.