Ndeshja Shqipëri-Kroaci, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët Kuq e Zi
Ditën e sotme, Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e dytë ndaj Kroacisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Një takim shumë i rëndësishëm në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut, që sërish pritet të pushtohet nga tifozët e shumtë shqiptarë që do të mbështesin nga afër kuqezinjtë.
Njëjtë si në sfidën e parë ndaj Italisë në stadiumin e Dortmundit, edhe në “Volksparkstadion” të Hamburgut dyert për tifozët do të hapen 3 orë para fillimit të ndeshjes.
Gjithashtu, procedura për t’u futur në stadium do të jetë e njëjtë.
Mos harroni që biletat ndodhen vetëm në aplikacionin “UEFA Mobile Tickets”. Kodi QR i biletës, do të shfaqet pak përpara hapjes së dyerve të stadiumit.
Biletat tuaja do të kontrollohen nga stafi i stadiumit në vend kontrollin e biletave, skanojeni biletën dhe drejtohuni për në vendin tuaj.
Të gjithë tifozët që do të ndjekin ndeshjen nga stadiumi, duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara nga UEFA.
Për të shmangur çdo lloj problemi dhe penalizimi, të gjithë tifozët duhet të shmangin ndezjen e flakadanëve gjatë ndeshjes, hedhjen e sendeve në fushë, transmetimin e mesazheve me natyrë jo sportive (politike, etnike, etj) si edhe ndërprerjen e ndeshjes.
Për ju që nuk keni bileta, mund të shijoni ndeshjen në Fan Zone Heiligengeistfeld që gjendet në zonën e St. Pauli dhe në Public Viewing Heiligengeistfeld.
Për të marrë informacione më të detajuara, drejtohuni në fshf.org në seksionin Euro 2024.