Nëna e Leotrimit: Djali im paska qenë i krejt Kosovës

Nëna e Leotrimit: Djali im paska qenë i krejt Kosovës

Shtatëvjeçari Leotrim Ahmeti, është në mesin e 1 mijë e 432 fëmijëve të vrarë në Kosovë nga forcat serbe.

Sot, në oborrin e Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj, u zbulua shtatorja e vogëlushit.

Kjo ngjarje u bë për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Skënderajt.

E emocionuar u shfaq nëna e tij, Shukrie Ahmeti.

Ajo u shpreh se “djali i saj paska qenë i krejt Kosovës”.

“Po ndjehem mirë se djali jem kishte qenë i krejt shqiptarëve. Faleminderit atij që është kujtuar për ta rregulluar këtë përmendore. Më kanë nderuar e më kanë gëzuar”, tha ajo për RTK-në.