Nuk ka takim Osmani-Lajçak, shkaku i agjendës së presidentes

Nuk ka takim Osmani-Lajçak, shkaku i agjendës së presidentes

Emisari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të pritet nga zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi.

Ky takimi pritet të mbahet nga ora 18:00, ku do të diskutohet për zhvillimet aktuale në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe për perspektivat e integrimit evropian të Kosovës.

U raportua nga mediat se ai do ta takojë edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin.

Por, me këtë të fundit nuk do të ketë takim shkaku i agjendës.

Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.

“Presidentja Osmani nuk ka takim me z.Lajçak, shkaku i mospërputhjes me agjendën e paracaktuar të Presidentes”, tha ai për Klankosova.tv.