HomeAktualePeci për Osmanin: Kam pasur dëshirë që edhe ajo me qenë pjesë...

Peci për Osmanin: Kam pasur dëshirë që edhe ajo me qenë pjesë e këtij rrugëtimi

spot_img

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, njëherit bashkëkryetar i partisë Guxo ka komentuar diferencimin politik me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Peci në emisionin “DPT Te Fidani” në Klan Kosova tha se do të dëshironte që të vazhdonin së bashku rrugëtimin që nisën në vitin 2021.

“Unë nuk po them që jam i dëshpëruar, thjesht kam pasur dëshirë që edhe ajo të jetë pjesë e këtij rrugëtimi që e kemi nisur në vitin 2021”, tha Peci.

Tutje, ai komentoi edhe gjuhën e ashpër politike si dhe ofendimet dhe linçimet që shpesh bëhen nga simpatizantë të partive.

“Në shkencat politike ligjërohet që nuk ka miqësi dhe armiqësi të përjetshme në politikë. Kur kam filluar të akuzohem në studio televizive dhe pranoj sms ofenduese e kam pas një periudhë që i merrja afër zemrës dhe thoja se si është e mundshme të të drejtohet dikush me epitetet më të rënda. Në këtë perspektivë, veç ua bëj ‘skip’, pranoj në baza ditore prej lavde që më çojnë në re e deri te ata që më shajnë me nënë”, tha ai.

Lajmet e Fundit

BE-ja kritikon vendimet për prokurorët serbë

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me dekretin e ushtrueses së detyrës së presidentes...

Grumbullimi i talenteve vazhdon në Mitrovicë

Projekti i Federatës së Basketbollit të Kosovës për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të...

Tregtia me pakicë shënon rritje në maj, produktet ushqimore me rritjen më të madhe

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë...

Një Figo i ri? Real Madridi mund të nënshkruajë me yllin e Barcelonës

Performancat e Torres në Kupën e Botës kanë tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve evropianë...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...