Hysaj reagon pasi u quajt fajtor për humbjen ndaj Italisë: Kërkoj ndjesë, ishte gabim

Hysaj reagon pasi u quajt fajtor për humbjen ndaj Italisë: Kërkoj ndjesë, ishte gabim

Kombëtarja e Shqipërisë e humbi ndeshjen e parë me rezultat 2:1 kundër Italisë.

E për këtë humbje fajtor po konsiderohet mbrojtësi, Elseid Hysaj.

Ai u ‘kryqëzua’ për pranimin e golit të dytë që u shënua nga “Azzurët” në minutin e 16-të nga Nicolo Barella.

Hysaj u tha nga opinioni se qëllimshëm e kishte ulur kokën pas plasimit të goditjes nga Barella, duke ia mundësuar kështu që topi të përfundonte në rrjetën e portës shqiptare.

Por, sot mbrojtësi shqiptar reagoj duke kërkuar falje.

30-vjeçari, ish-futbollisti i Napolit tha se kjo ishte një gabim loje u shpreh ai.

Elseid Hysaj reagimin e tij e bëri në Instastory.