Anglia mund Serbinë dhe merr kryesimin e grupit C
Anglia e ka nisur me fitore kampionatin europian që po zhvillohet në Gjermani.
’Tre Luanët’’ që janë edhe ndër favoritët kryesorë për të fituar Euro 2024, mundën minimalisht 1-0 Serbinë.
Goli i vetëm i takimit dhe vendimtari për tre pikët u shënua nga ylli i Real Madridit, Jude Bellingham.
Mesfushori i Realit shfrytëzoi mjaft mirë një krosim të Saka dhe shënoi me kokë.
Serbia në pjesën e dytë rriti nivelin e lojës dhe pati disa raste të mira por pa arritur dot të shënojë.
Me këtë fitore Anglia merr kryesimin e grupit C, pasi më herët Sllovenia dhe Danimarka barazuan 1-1.