Presidenti i FFK-së uron Kurban Bajramin

Presidenti i FFK-së uron Kurban Bajramin

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar festën e Kurban Bajramit.

“Të nderuar futbollistë, trajnerë, drejtues të klubeve, staf i ekipeve kombëtare, punëtorë të administratës së FFK-së dhe të klubeve, anëtarë të organeve të FFK-së, gjyqtarë, tifozë e gazetarë sportivë, Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarë të besimit islam!Kam kënaqësinë që me rastin e Kurban Bajramit, në emrin tim dhe të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së të Ju uroj përzemërsisht këtë festë juve dhe familjeve tuaja”, ka theksuar Ademi në urim.

Ai ka uruar që kjo ditë feste t’i gjejë të bashkuar e me shëndet të mirë në familjet e tyre.

“Të përfitojmë nga mesazhi i përkushtimit dhe sakrificës që sjell Kurban Bajrami, duke nxitur kësisoj unitetin dhe mirëqenien në mesin tonë. Le të festojmë këtë ditë me begati, harmoni dhe me solidaritet me të gjithë ata që i njohim e na rrethojnë. Zoti ju dhuroftë mbarësi dhe mirësi!Urime”, ka theksuar Ademi.