Blair i shkruan letër falënderimi Osmanit

Blair i shkruan letër falënderimi Osmanit

Learta Hollaj, shefe e stafit të presidentes së Kosovës – Vjosa Osmani, ka publikuar në platformën X letrën që ish-kryeminsitri britanik Tony Blair i ka shkruar të parës së shtetit tonë, duke e falënderuar për ftesën për të qenë pjesë e festimit të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe për dhuratën e gurit të kristaltë.

Hollaj shkruan se Kosova është e bekuar që ka mbështetjen e palëkundur të Blairit, dhe e falënderon për praninë e tij në Kosovë.

Letra e plotë e Tony Blair:

E dashur Vjosa,

Doja të shkruaja për t’ju dërguar falënderime dhe mirënjohjen time më të sinqertë për pritjen e vizitës sime dje në Kosovë. Ishte kënaqësi të takohesha me ju dhe një nder i vërtetë t’i drejtohesha Parlamentit me ftesën tuaj gjatë kësaj jave historike.

Isha shumë i nderuar që mora gurin e kristaltë, cili do të vendoset në raftin tim krahas atij që më dha Presidenti Rugova.

Vizita në Kosovë pas 12 vjetësh për të shënuar 25 vjetorin e Çlirimit, ishte një rast i veçantë për mua. Populli i Kosovës ka një të ardhme të ndritur përpara dhe miqësia e tyre zë një vend të çmuar në zemrën time.

Faleminderit shumë dhe mezi pres t’ju takoj përsëri së shpejti.

Ishte një ditë e mrekullueshme.