“Përgjegjësi e madhe të përfaqësosh ngjyrat kuqezi”

“Përgjegjësi e madhe të përfaqësosh ngjyrat kuqezi”

Diçka më shumë se 24 orë na ndajnë nga përballja më e rëndësishme e këtij viti për “Legjionarët” tanë, teksa në “Signal Iduna Park” do të sfidojnë Italinë, në sfidën e parë, në rrugëtimin e tyre, të dytë në histori, në një Kampionat Evropian të futbollit, ku padyshim ndaj një rivali të madh, si “Të Kaltërit” do të kërkojnë një rezultat të madh.

Këtë të premte do të zhvillohen edhe konferencat zyrtare për shtyp, ku pas “Të Kaltërve”, të Italisë, tashmë kanë dalë edhe “Legjionarët” tanë, ku bashkë me teknikun Sylvinho është edhe kapiteni Berat Gjimishti. Braziliani i pankinës u shpreh se Italia është një ekip i madh, por ne do të bëjmë lojën tonë.

“Ka shumë shqiptarë nëpër botë. Është një përgjegjësi shumë e madhe për ne, të përfaqësojmë këta njerëz, sidomos kur do të luajmë në një stadium ku pritet të jetë i tejmbushur me ngjyrat “kuqezi”.

Nuk kam folur me Mancini-n për 6 muajt e fundit. Ai ka bërë një punë të mrekullueshme, kur fitoi edhe Euro 2020 dhe ekziston një diferencë shumë e madhe mes asaj skuadre dhe kësaj tani, por sërish Italia është një ekip i madh, me lojtarë fantastike. Mancini ka bërë një punë fantastike, Spalletti po ashtu. Italia kur del në fushë del për të fituar gjithë kompeticionin, por sërish ne do të bëjmë më të mirën tonë”,- u shpreh tekniku Sylvinho.