Incident me aeroplanin privat, Pacolli reagon kundër agjencisë së aviacionit: Na lanë në ajër për 37 minuta

Incident me aeroplanin privat, Pacolli reagon kundër agjencisë së aviacionit: Na lanë në ajër për 37 minuta

Behgjet Pacolli e ka denoncuar Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës për një incident të enjten, kur aeroplani i tij nuk u lejua të aterronte në Prishtinë për 37 minuta.

Pacolli ka thënë se ende askush nuk e di arsyen për këtë incident.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, tha se në aeroplan kanë qenë shtatë pasagjerë, të cilët përjetuan vështirësi për shkak të turbulencave gjatë pritjes për aterrim.

“Dje pasdite, autoritetet e aviacionit civil të Kosovës na lanë në ajër (jo edhe mbi territorin e Kosovës), për 37 minuta. Askush nga ne nuk e di arsyen, por një gjë është e sigurt; Operatori amerikan ka leje të përhershme për aterrim në Prishtinë. Janë përfillur të gjitha veprimet e parapara me rregullat e fluturimit. Aeroporti i Prishtinës na informoi se nuk ka pasur asnjë pengesë për aterrim”, tha ai.

Lidhur me incidentin, Pacolli ka deklaruar se është në pritje të përgjigjes nga autoriteti që rregullon aviacionin civil në Kosovë.

Ai ka thënë se organet e drejtësisë janë informuar për këtë çështje dhe se janë në veprim.

“Shpresoj shumë që këto ditë do të njoftohemi për arsyen e këtij veprimi të shëmtuar qe si duket vjenë nga vullneti i individëve të papërgjegjshëm vjen nga vullneti i individëve të papërgjegjshëm që keqpërdorin detyrat e tyre zyrtare, megjithatë organet e drejtësisë janë në veprim”, ka thënë ai.