Alarm tek Franca, Theo Hernandez lë stërvitjen, rrezikon debutimin në Euro 2024

Alarm tek Franca, Theo Hernandez lë stërvitjen, rrezikon debutimin në Euro 2024

Fati në këtë prag evropian po tregohet shumë i “ashpër” me skuadrat e mëdha kombëtare, teksa dëmtimet janë kryefjala e këtyre ditëve.

Nëse Holanda deri tani ka qenë skuadra më e prekur nga këto dëmtime, edhe tek Franca e Didier Deschamps nuk janë të qetë.

Shkak është bërë “ylli” i Milanit Theo Hernandez, i cili u detyrua të lërë stërvitjen me “Gjelat”, për shkak të një problemi fizik, vetëm 20 minuta pasi seanca në Padeborn e kombëtares së Didier Deschamps kishte nisur.

Mediat në Francë e vendosin në pikëpyetje aktivizimin e tij në ndeshjen hapëse, atë që Franca do ta luajë, përballë Austrisë, ditën e hënë, datë 17 qershor.

Orët në vijim do të jenë deçizive për të kuptuar shkallën e dëmtimit dhe vendosur më pas nëse Theo do të jetë i gatshëm apo jo për sfidën e parë.