HomeSportNjë “bomber” kuqezi për Lazio, Lotito piketon Shpendin

Një “bomber” kuqezi për Lazio, Lotito piketon Shpendin

spot_img

Nga Lazio, në fund të këtij sezoni, largohet Hysaj, por në kryeqytet mund të zbarkoj një tjetër legjionar kuqezi, Cristian Shpendi. Nga Italia mediat bëjnë me dije se presidenti Lotito dhe pjesa tjetër e stafit drejtuesit po mendojnë të vënë në jetë një revolucion të fortë, mbi të gjitha në fazën sulmuese.

Përveç Daniele Maldinit, për të cilin mund të aktivizojnë të drejtën për të blerë kartonin, Lazio po monitoron nga pranë edhe situatën e Cristian Shpendit, një sulmues që premton shumë pasi shifrat e tij në Serie B të imponojnë respekt. Edhe këtë sezon, pavarësisht se nuk ishte në kushte perfekte fizike, Shpendi e mbylli me 10 gola dhe 4 assiste në 33 ndeshje.

Sulmuesi kuqezi përfaqëson një okazion të rëndësishëm jo vetëm për Lazio-n, por edhe për disa ekipe të tjera në Serie A, në një kohë kur Cesena është e hapur për të dëgjuar ofertat që mund të vijnë në drejtimin të tij.

Mediat italianë shtojnë se pengesa e vetme për Lazio-n pritet të jetë konkurrenca e fortë për Cristian Shpendin, një sulmues që pëlqehet shumë edhe jashtë Italisë. Nëse Lazio arrin të sigurojë një vend në Evropë në kuadër të sezonit të ri, Lotito pritet të hap “thesin” për të investuar në verë dhe Shpendi mund të jetë një prej objektivave kryesor, raporton Ballkanweb.

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...