Fitorja e pestë për Prizrenin

Fitorja e pestë për Prizrenin

Proton Cable Prizreni e ka mundur Istogun në sfidën që u zhvillua në Prizren me shifrat 83:96 (25:23, 10:21, 21:24, 27:28).

Kjo fitore i ngrit prizrenasit në vendin e gjashtë.

Istogu e nisi ndeshjen më mirë, ku në fillim kishte epërsi prej tetë pikësh, 15:7, por prizrenasit u rikthyen shpejt, ku çereku i parë përfundoi 25:23. Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, dhe krijuan epërsi deri në dhjetë pikë, 34:44, derisa pjesa e parë përfundoi 35:44.

Basketbollistët e Proton Cable Prizrenit e shtuan epërsinë më shumë në periudhën e tretë, ku disa herë ishin në epërsi prej 16 pikësh, kurse shifrat pas 30 minutash në semafor ishin 56:68. Istogasit në dhjetë minutat e fundit tentuan rikthimin e madh, duke afruar rezultatin në 75:77, por nuk arritën të bëjnë më shumë dhe pësuan 83:96.

Te Istogu më i miri ishte Daquan Brooks me 23 pikë, tri kërcime e tetë asistime, kurse te Proton Cable Prizreni u dalluan Isaiah Kelly me 27 pikë e 12 kërcime, Urim Zenelaj me dhjetë pikë e 15 kërcime, Ty Cockfild dhe Arti Hajdari me nga 18 pikë.

Istogasit kanë një fitore e 13 humbje, duke u renditur në vendin e fundit, kurse prizrenasit pesë fitore e nëntë humbje, duke u renditur në vendin e gjashtë.