Kosova për herë të parë në Kampionat Evropian të padelit

Kosova për herë të parë në Kampionat Evropian të padelit

Ekipet tona të padelit kanë përfaqësuar për herë të parë Kosovën në Kampionat Evropian të padelit, të mbajtur në Oslo të Norvegjisë.

Padelistët tanë përkundër se ndodheshin në grup të fortë me Norvegjinë, Austrinë dhe Irlandën, arritën që ta mbyllin Evropianin me fitore ndaj irlandezëve, që erdhi pas humbjeve nga norvegjezët dhe austriakët.

Padeli është sport i ri në Kosovë, por falë edhe lojtarëve që jetojnë jashtë vendit, treguam se mund të kemi të ardhme të ndritur.