Fisnik Asllani i bashkohet Kosovës

Fisnik Asllani i bashkohet Kosovës

Futbollisti Fisnik Asllani është bërë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2023”, nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

“Jam shumë i lumtur që më ka ardhur mundësia për të luajtur për Kosovën. Jam i lumtur për familjen time që më ka qëndruar gjithmonë afër, faleminderit edhe Federatës së Futbollit të Kosovës. Jam shumë i lumtur”, deklaroi Asllani në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve në futbollin kosovar.

Asllani më parë ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Kombëtares së Gjermanisë.

Ai luan si mesfushor. Është pjesë e TSG Hoffenheim, por aktualisht i huazuar te Austria Wien. Asllani është 21-vjeçar dhe aktivizohet si mesfushor.