Presidenti Ademi i uron FC Prishtinës titullin e kampionit në Bon Voyage Superligën U-21
“Titulli i kampionit në edicionin promovues të Superligës U-21 është një sukses i merituar për klubin tuaj. Që nga fillimi i kampionatit keni treguar formë të mirë dhe një gjë të tillë e dëshmuat edhe me tri fitoret e realizuara në “play-off”. Deri te ky sukses arritët me organizimin e mirë dhe përkushtimin e gjithsecilit në klub. Përgëzoj drejtuesit e klubit, stafin, futbollistët dhe të gjithë qytetarët e Prishtinës. Urime FC Prishtina U21!”, ka shkruar në Facebook presidenti i FFK-së, Agim Ademi.