Gjilani e Ballkani e mbyllin vitin me barazim
Është mbyllur pa fitues ndeshja e fundit e këtij viti në futbollin kosovar. Gjilani dhe Ballkani e kanë zhvilluar këtë të diel ndeshjen e mbetur të javës së 13-të në Albi Mall Superligë, ku asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit.
Kësisoj, të dyja palët u detyruan të kënaqen me nga një pikë nga kjo përballje.
Ballkani e mbyll stinorin vjeshtor me 40 pikë, 6 më shumë se dy ndjekësit Llapi dhe Drita, derisa Gjilani shkon në pushim dimëror me 18 pikë, në pozitën e 8-të.