Musliu: PDK-ja e ka vërtetuar që është opsioni më i mirë për Kosovën

Musliu: PDK-ja e ka vërtetuar që është opsioni më i mirë për Kosovën

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka qenë e pranishme në një takim strukturat e kësaj partie në Istog.

Ajo krahas fotove të publikuara në “Facebook” ka shkruar se PDK-ja e ka vërtetuar që është opsioni më i mirë për Kosovën.

“Me strukturat e PDK-së në Istog kaluam një mbrëmje fantastike. Partia Demokratike është partia që e ringjalli, ndërtoi dhe e zhvilloi Kosovën, prandaj Kosova ka nevojë për PDK-në e cila duhet dhe do të kthehet aty ku e ka vendin, në krye të shtetit. Falenderoj kryetarin e Degës Ali Nimani për gjithë angazhimin e tij”, ka shkruar deputetja Musliu.