LDK reagon ndaj deklaratës së “Kuvendit gjithëserb”: Alarmi i Beogradit, një bombë që mund të shpërthej në çdo çast

LDK reagon ndaj deklaratës së “Kuvendit gjithëserb”: Alarmi i Beogradit, një bombë që mund të shpërthej në çdo çast

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me deklaratën e të ashtuquajturit “Kuvendi gjithëserb”, ku thuhej se “Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”.

Përmes një komunikate, LDK bëri të ditur se si ideatore e projektit politik për Kosovën e Pavarur këtë tubim gjithëserb e sheh si shqetësim.

Ata ftuan miqtë e Kosovës që të marrin seriozisht këto përpjekje të Beogradit për minim të fqinjësisë mes shteteve në rajon, duke shtuar se alarmi i djeshëm atje ishte kurdisje e një bombe që mund të shpërthej në çdo çast.

​“Kosova është përcaktuar tashmë, në mënyrë të pa kthyeshme, për rrugën evropiane, ku të drejtat qytetare, ato kulturore si dhe ato etnike përbëjnë bërthamën e zhvillimit dhe bashkëjetesës. Kosova e ndjenë të vetën krejt diversitetin kulturor të saj dhe trashëgiminë që vjen prej atij diversiteti dhe do ta mbrojë dhe deshmojë atë si vlerë të shtuar”, shkruhej në komunikatën e LDK-së.