Shqipëria mund Azerbajxhanin

Shqipëria mund Azerbajxhanin

Shqipëria ka arritur një fitore tjetër bindëse në testin e dytë miqësor në Hungari duke mundur 3-1 Azerbajxhanin.

Sfida nisi mjaft mirë për të besuarit e Sylvinhos, me Nedim Bajramin që kaloi në avantazh kuqezinjtë që në minutën e 12’ me anë të një supergoli.

Të dyja skuadrat ishin kërkuese gjatë gjithë takimit, teksa spektakli i vërtetë ndodhi vetëm në 10 minutat e fundit të takimit.

Ishte Rey Manaj i cili dyfishoi shifrat në minutën e 81’ dhe 6 minuta më pas Qazim Laçi shënoi dhe golin e tretë. Pas një pakujdesie në mbrojtje, azerët gjetën golin e nderit me anë të Gurbanli në minutën e 90’.

Kështu Shqipëria shkon e karikuar në Europianin e Gjermanisë pas dy fitoreve në miqësore, teksa pas 8 ditësh do të ketë testin e parë të vërtetë përballë Italisë në Dortmund.

REZULTATI:

Shqipëri 3-1 Azerbajxhan

Bajrami 12′, Manaj 81′, Laçi 87′ / Gurbanli 90′