Mehmetaj: Gashi, që iku nga lufta, po i kërkon llogari Humollit që luftoi

Mehmetaj: Gashi, që iku nga lufta, po i kërkon llogari Humollit që luftoi

Gazetari Lirim Mehmetaj i ka reaguar analistit Shkelëzën Gashi, i cili mbrëmë në emisionin “Pressing” e ka pyetur ish-eprorin e UÇK-së, Fatmir Humollin, se pse UÇK-ja nuk i ka mbrojtur civilët gjatë luftës nga forcat serbe.

Ai është befasuar me këtë pyetje të analistit që njihet për kritikat ndaj luftës çlirimtare.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mehmetaj ka shkruar se ai që ka ikur nga lufta me gjithë familje po i kërkon llogari një njeriu që ka luftuar.

“Qyre çfarë marifeti. Ky që ka ike më krejt kabile në kohën e luftës është ka i kërkon llogari këtij që ka luftu. Krejt ato që po i përmend ti o balosh, kanë ndodhë për faktin se nuk është përkrah lufta as 1%. Ti e ke pas moshën në kohë lufte po ke ikë. I keni rru mjekrat, keni vesh kule, keni vendos shamija n’kokë edhe ia keni therë”, ka shkruar Mehmetaj.

Ai ka treguar disa raste se si disa shqiptarë kanë ikur në Maqedoni duke mbajtur në duar birrat e Serbisë.

“Në Tetovë më tregojshin do ma të vjetër që e mbajshin në mend, se si do “burra” shqiptarë të Kosovës që kishin ikë gjatë luftës, me birra të Serbisë në dorë, e këqyrshin televizorin edhe e shajshin UÇK-në qysh “na mori n’qafë”. Ma e keqja, ky Gashi thotë se është Demaçist, me demek e ndjek filozofinë e Adem Demaçit. Për ata që nuk e dinë, Adem Demaçi ka besu që duhet të vdesin shumë ma shumë shqiptarë në luftë, se veç ashtu arrihet çlirimi e pavarësia. Paramendojeni tash. Problemi kryesor a e dini cili është. Aq shumë kanë ikë këta si ky përdesyzi saqë mes shqiptarësh është normalizu ikja”, ka shkruar Mehmetaj.