Shqipëria me testin e fundit para Evropianit, përballet me Azerbajxhanin
Shqipëria luan ndeshjen e fundit miqësore para startit të Euro 2024, teksa në Hungari, të besuarit e trajnerit Sylvinho do të përballen me Azerbajxhanin.
Pas triumfit me Lihtenshtajnin, kuqezinjtë synojnë sërish fitoren që në këtë rast do të shërbente më shumë për moral para një ngjarje madhore si Evropiani që do të zhvillohet në Gjermani.
Sa i takon përballjeve direkte me Azerbajxhanin, Shqipëria është ndeshur katër herë më parë me këtë rival (të gjitha takime miqësore) me kuqezinjtë që kanë një bilanc pozitiv me dy fitore, një barazim dhe një humbje.
Pas kësaj ndeshje, nesër kombëtarja kuqezi do të niset për Gjermani, ku do të bëhet gati për Kampionatin Evropian.
Shqipëria është në grupin e vdekjes, së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.