HomeSportFetahu dhe Dushku në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Europe

Fetahu dhe Dushku në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Europe

spot_img

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Europe, që do të mbahet në Reykjavík.

Më 15 maj, në kuadër të agjendës së FIBA Europe: Dushku do të marrë pjesë në Takimin e Sekretarëve të Përgjithshëm.

Fetahu do të marrë pjesë në mbledhjen e Bordit të FIBA Europe, si anëtar i Bordit.

Ndërsa më 16 maj, Fetahu dhe Dushku do të përfaqësojnë FBK-në në Asamblenë e Përgjithshme, ku do të diskutohen tema të rëndësishme për basketbollin evropian dhe botëror.

Këto pjesëmarrje janë shumë të rëndësishme për FBK-në, duke fuqizuar bashkëpunimin ndërkombëtar, përfaqësimin e Kosovës në instancat më të larta të basketbollit dhe përfshirjen aktive në proceset vendimmarrëse të basketbollit evropian.

 

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...