Zeqiri: Qeveria Kurti ka bërë disa hapa prapa për asociacionin

Zeqiri: Qeveria Kurti ka bërë disa hapa prapa për asociacionin

Themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ishte një nga temat që u trajtua në edicionit e sotëm të Info Magazines.

Sa i përket kësaj çështjeje, po vlerësohet se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka bërë disa hapa prapa.

Kështu po konsideron analisti politik, Adrian Zeqiri.

“Ka pasur përkushtrim publik të z. Kurti dhe qeverisë së tij për implementimin e këtij statuti, i cili u publikua edhe në Kosovë. Më vonë një prapakthim”, deklaroi ai.

Tema e Asociacionit ishte aktuale edhe javëve të kaluar ku Kosova dështoi të anëtarësohej në Këshillin e Evropës.

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz, në ditën kur edhe mbahej takimi i Këshillit Ministror të KiE-së deklaroi se kishte nisur një letër ku shprehej zotimi i Qeverisë së Kosovës për ta dërguar në Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit, kusht ky për anëtarësim i shprehur nga Gjermania dhe Franca.

Por, si rezultat nuk dha sukses.