Southgate largon tre futbollistë nga kombëtarja, priten edhe katër të tjerë

Southgate largon tre futbollistë nga kombëtarja, priten edhe katër të tjerë

Janë mësuar tre emrat e futbollistëve të cilët janë larguar nga Kombëtarja e Anglisë dhe nuk do të jenë pjesë e kampionatit evropian, që pas një jave nis në Gjermani.

James Maddison, Jarrell Quansah dhe Curtis Jones janë jashtë listës finale të Gareth Southgates.

Do të jenë edhe katër të tjerë që do të zbulohen në vijim, të cilët nuk do udhëtojnë drejt Gjermanisë.

Anglia shihet si një nga favoritët për të triumfuar në EURO 2024, krahas këtyre tre futbollistëve bujë të madhe ka bërë mos thirrja e Rashford dhe Sanchos.

Anglezët bëjnë pjesë ne grupin C, së bashku me Danimarkën, Slloveninë dhe Serbinë.

Sfidën e parë, Anglia e luan përballë Serbisë, më 16 qershor.