Haradinaj: Mujë Krasniqi e Beqir Gashi u bënë lajmëtarët e lirisë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në hapjen e festivalit “T’i këndojmë lirisë”, në ditëlindjen e heroit të kombit, Mujë Krasniqi.
Aty ai tha se Mujë Krasniqi e Beqir Gashi u bënë lajmëtarët e lirisë.
“Mujë Krasniqi e Beqir Gashi i kënduan lirisë në frontet e luftës, duke u bërë lajmëtarë të saj. Në vendlindjen e tij, në Qabiq të Klinës, në ditëlindjen e Mujës, sot mora pjesë në hapjen e festivalit “T’i këndojmë lirisë”. Fryma e Luftës Çlirimtare, respekti për Heronjtë e saj, vazhdon të mbahet gjallë. Ndriçon rrugën dhe motivon angazhimin tonë të përditshëm për Kosovën siç e ëndërruan të rënët!”, ka thënë Haradinaj.