Pezullohet tenderi për renovimin e stadiumit të Gjilanit

Pezullohet tenderi për renovimin e stadiumit të Gjilanit

Është pezulluar sërish tenderi për renovimin e për renovimin e stadiumit të qytetit të Gjilanit.

Procesi tenderues është pezulluar për shkak të ankesës së një operatori ekonomik, ku ky i fundit ka ofruar çmim më të lirë sesa operatori i rekomanduar për kontratë.

Kjo u bë e ditur pasi zyra e Prokurorimit të Komunës së Gjilanit ka publikuar dokumentin.

“Pezullohet aktiviteti i prokurimit me titull “Renovimi i Stadiumit të qytetit të Gjilanit”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, në njoftim thuhet se vendimi do të hyjë në fuqi në ditën e nënshkrimit dhe se do të jepen informacione për hapat e mëtutjeshëm.

“Për hapat tjerë lidhur me këtë aktivitet të prokurimit, me kohë do të jeni të informuar përmes platformës së prokurimit elektronik”.

“Ky vendim do të hyjë në fuqi ditën e nënshkrimit dhe të publikohet për të gjitha palët në platformën elektronike të prokurimit”, thuhet në njoftim.

Rinovimi i stadiumit të qytetit në Gjilan ka filluar nga viti 2017, derisa disa herë janë anuluar tenderat e shpallura.

Dy klubet gjilanase që bëjnë gara në Superligën e Kosovës, Drita dhe Gjilani kanë dy vite që tani luajnë në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, stadium që nuk plotëson kushtet.

Si Drita ashtu edhe Gjilani disa herë kanë ngritur zërin për vonimin e rinovimit të stadiumit, megjithatë kërkesat e tyre dhe qytetarëve të Gjilanit kanë hasur në veshë të shurdhër tani e shtatë vite.